Stomatologjia dhe doktoreshë e mjekësisë estetike, Rezana Saraqi ka qenë e ftuar në emisionin javorë të diasporës, Fol Shqip Show.

Marketing

Saraqi ka studiuar në Kosovë, ndërkaq ajo ka treguar se si filloi të merret më mjekësin estetike.

“Unë kam studiuar në Kosovë për stomatologji, rrugëtimi im nuk ka përfunduar aty. I kam përfunduar studimet kam punuar në klinike te nëna ime. Pasi edhe nënë e kam stomatologe. Kliniken e ka hap ajo, mandej  unë ju kam bashkëngjitë në staf. Gjatë kohës, gjatë punës e kam pa që e kam një pasion dhe një dëshirë shumë të madhe më u marr me mjekësin estetike. Kështu që e kam vazhduar rrugëtimin tim në trajtime tjera, nëpër kongrese, në mbarë botën”,  ka shpjeguar ajo.

Gjate emisionit

Është raportuar në Kosova është një ndër vendet që përdoret botox më së shumti.

Por, doktoresha e ka mohuar një gjë të tillë.

Ajo ka thënë se Brazili e zë vendin e parë për këtë gjë.

Ndërkaq, doktoresha Saraqi ka treguar se ka pacientë edhe nga fytyrat e famshme të show bizit.

Ajo ka treguar se këngëtari Butrint Ymeri i ka zbardhuar dhëmbët.

Gjate emisionit

Sipas doktoreshës, trajtimi i preferuar i personave të njohur në estradën shqiptare është Profhilo.

Saraqi gjatë emisionit ka treguar se çfarë është Profhilo.

“Profhilo është acid- hyaluronic i pastër, i cili e stimulon prodhimin e kolagjenit dhe në atë mënyrë neve na rrit elasticitetin në lëkurë. E parandalon plakjen, dukemi më të freskët,  më të pushushëm, më bukur” , ka shpjeguar doktoresha.

Po ashtu, ajo ka treguar se këngëtarja dhe aktorja Rryva Kajtazi është paciente e saj në anën estetike.

Gjate emisionit

Një këngëtare tjetër që është paciente te Saraqi është këngëtarja e mirënjohur Yllka Kuqi.

Gjate emisionit

“Yllka Kuqi, një paciente shumë e dashur për mua. Yllka e ka një bukuri natyrale, është shumë e bukur, vijat i ka shumë të bukura, thjeshtë e mirëmban bukurin e saj me një shërbim, që unë mundem me thanë që e kam specialitet, e ai është Profhilo. Profhilo është komplet natyral, për këtë arsyeje Yllka është aq natyrale, pasi nuk ka të bjë asgjë me artificiale”, ka thënë ajo.  

Më tej, ajo ka folur edhe për këngëtaren Mimoza Mustafa.

Gjate emisionit

“Edhe Mimozën e kam shumë për qejfi. Edhe Mimoza është adhuruese e  Profhilos. Na ka vizituar disa herë në klinikë. Mimoza duket shumë bukur”, ka treguar Saraqi.

Doktoresha ka zbuluar se aktorja Fiona Gllareva i ka zbardhuar dhëmbët.

Gjate emisionit

Paciente e doktorësh është edhe aktorja e njohur Teuta Krasniqi.

Gjate emisionit

“Teuta sa herë vjen në klinikë na sjellë pozitivitetin e saj. Po ashtu, edhe Teuta është adhuruese e  Profhilos”, ka thënë ajo.

Marketing