Më 3 Maj, shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Marketing

Kjo ditë është shënuar që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

3 maji është kur bota feston parimet themelore të lirisë së shtypit, është një ditë për të vlerësuar lirinë e shtypit në mbarë botën, për të mbrojtur mediat nga sulmet dhe për të nderuar gazetarët që kanë humbur jetën gjatë ushtrimin e profesionit të tyre.

Kjo ditë konsidertohet si një mundësi për të rikujtuar se duhet respektuar parimet themelore të lirisë së shtypit, si dhe të vlerësohet gjendja e kësaj fushe në mbarë botën.

Marketing