Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe thotë se rusët kanë pësuar humbje të mëdha dhe janë detyruar të kthehen në Bjellorusi dhe Rusi për t’u riorganizuar dhe furnizuar.

Marketing

Mëngjesin e sotëm, qyteti lindor i Ukrainës është bombarduar nga artileri e rëndë dhe si pasojë, dëmi është i madh në banesat e zonave rezidenciale.

Një astronaut amerikan dhe dy kozmonautë rusë janë gati të nisen nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), pavarësisht nga antagonizmi i shtuar së fundmi mes SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë.

Zyrtarët perëndimorë dhe ata ukrainas kanë reaguar me shumë kujdes ndaj pretendimit të Rusisë për të zvogëluar ndjeshëm operacionet e saj ushtarake në Ukrainën veriore. Një muaj pas  pas fillimit të një pushtimi që ka ngecur kryesisht në sytë e perëndimit, zëvendësministri rus i mbrojtjes, Alexander Fomin, tha se Moska do të “ulë rrënjësisht aktivitetin ushtarak në drejtim të Kievit dhe Chernihiv”.

Volodymyr Zelenskiy tha se bisedat kanë qenë pozitive, por ende i frikësohen sulmeve të papritura ruse. Krahas kësaj shtoi se Ukraina nuk ka ndërmend të tërhiqet apo dorëzohet.

Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur se “nuk merr parasysh asgjë derisa të shohë veprime që kryen nga ana e rusëve”. Pavarësisht se bisedat ishin progresive, Rusët duket t’i kthejnë në vepra.

Ambasadori i Kinës në OKB foli për situatën humanitare në Ukrainë, duke e përshkruar si shumë serioze dhe bëri thirrje për mbrojtjen e jetës dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar amerikan. Ai shtoi se rritja e sanksioneve ndaj Rusisë do të “sjellë probleme të reja humanitare”, duke përfshirë goditjen e tregjeve globale të energjisë, ushqimit, ekonomik, tregtar dhe financiar.

Një jaht luksoz me vlerë rreth £38m në pronësi të një biznesmeni të paidentifikuar rus është ndaluar në Canary Wharf në Londër, si pjesë e sanksioneve kundër Rusisë./albora.ch/

Burimi:The Guardian

Marketing