Distria Krasniqi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të repesazhit në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Marketing

Ajo mposhti xhudisten zvicerane, Fabienne Kocher me waza-ari.

Krasniqi vazhdoi garën në repesazh, pasi u mposht në çerekfinale nga nënkampionia olimpike në kategorinë deri në 52 kilogramë, Amandine Buchard.

Xhudistja kosovare do të përballet me fituesen e duelit Puljiz-Giuffrida për medaljen e bronztë.

Kujtojmë se në fazën e repesazhit sot është edhe xhudistja tjetër kosovare, Flaka Loxha.

Marketing