Bashkisë së Bordeaux i është vënë zjarri, ndërsa protestat franceze vazhduan pasi u shpalosën planet e legjislacionit për të ngritur për dy vjet më shumë moshën e pensionimit.

Marketing

Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë në të gjithë Francën të enjten, ndërsa vetëm në Paris sipas shifrave të siguruara nga ministria e Brendshme, pjesëmarrës në protesta ishin mbi 119 mijë njerëz.

Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kryeqytet dhe 80 persona u arrestuan në të gjithë vendin, derisa demonstratat u nxitën nga legjislacioni që rrit moshën e pensionit, nga 62 sa është aktualisht në 64, shkruan CNN.

Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta të mëtejshme të martën e ardhshme, e cila do të përkonte me datën e vizitës shtetërore të mbretit Charles III në Francë.

Gjithsesi, lidhur me protestat kanë reaguar krerët e shtetit përfshirë, kryeministren franceze Elisabeth Borne dhe ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin – dyshja kërkuan qetësimin e situatës.

Kujtojmë se që nga janari, ka pasur nëntë ditë protesta dhe sindikatat franceze kanë bërë thirrje për demonstratën e dhjetë me radhë, këtë të martë që po vjen.

Marketing