Dy vetura me targa RKS janë djegur mbrëmjen e së mërkurës në Zubin Potok, në veri të vendit.

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.

“Mbrëmë janë djegur dy vetura në Zubin Potok. Ankuesit janë të nacionalitetit serb”, ka thënë Hoti

Edhe Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka thënë se mbrëmjen e së mërkurës janë djegur dy vetura të komunitetit serb me targa RKS.

Vela përmes një postimi në Twitter ka shkruar se djegia e këtyre dy veturave është bërë nga strukturat ilegale të Serbisë, të cilat vazhdojnë friëksimin e serbëve vendas në Zubin Potok.

“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS”, ka shkruar Vela.

Ai po ashtu se tha se sipas marrëveshjes së Brukselit, targat RKS janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën.

Marketing