Sezoni turistik veror erdhi këtë vit me rritje çmimesh për shumicën e bregdetit shqiptar

Marketing

Çmimet e hoteleve në bregdetin shqiptar janë më të larta se asnjeherë tjetër, përfshirë këtu edhe akomodimi dhe gjerat përcjellëse.

Derisa vitin e kaluar çmimet kanë qenë të larta e sidomos në muajin korrik e gusht edhe këtë vit pothuajse janë dyfishuar çmimet ani pse Qeveria e Shqperisë kishte garantuar se nuk do të kishte rritje të çmimeve.

Kosovarët në shumicën e rasteve pushimet verore I kalojnë në Shqipëri në Durrës, Shengjin apo në pjesën jugore në Vlorë e Dhermi.

Derisa në Shengjin mund të kalosh një pushim në më pak para në jugun e Shqiperisë kjo nuk ndodh dhe atje gjithëqka është më shtrenjtë.

Çmimet e hoteleve varojnë nga çmime mestare nga 35 euro nata dhe deri të cmimet më të larta në hotele më më shumë nam që shkon deri ne 85 euro nata, përfshirë këtu mengjesin.

Çmimi i një hoteli në Durrës

Durrësi, I preferuari I kosovarëve

Më pas, Durrësi është plazhi me më shumë alternativa dhe mundësi. Ky i fundit ofron si pjesën ekonomike ashtu edhe atë mesatare apo luksoze, me disa struktura akomoduese me kapacitet të lartë. Në Durrës mund të gjesh hotele me 25 euro/nata, ndërsa në strukturat akomoduese që janë ndërtuar së fundmi, çmimi arrin në 120 euro/nata. Edhe alternativat për shezlonin janë të shumta, nga 300 -1200 lekë.

Oferta dhe çmimi i një hoteli tjetër në Durrës

Jugu më i shtrenjti, deri në 280 euro/nata

Në Jug të vendit, Vlora dhe Qeparoi ofrojnë alternativa akomodimi të mesatares së poshtme të çmimeve prej 35 eurosh (dhe maksimumi 150 euro), duke u bërë plazhet më të lira ndërkohë që Dhërmiu, Palasa, Jali apo dhe Saranda me disa struktura këtë vit janë plazhet me çmimet mesatare më të larta se pjesa tjetër e bregdetit.

Kjo sigurisht ka të bëjë edhe me tipologjinë që kanë hotelet specifike, ku një pjesë janë vila dhe nuk jepen me dhoma.

Në Himarë mund të gjesh hotele nga 40 në 100 euro nata dhe shezlonë deri në 1,500 lekë në ditë. Në Dhërmi, një hotel kushton mesatarisht nga 80 euro në 150 euro, ndërsa për shezlonin duhet të paguash midis 1000-2000 lekë. Më të shtrenjtat janë Jali dhe Palasa, që arrijnë në 280 euro/nata dhe shezloni 50 euro në ditë.

Afrim Gashi bashkë më familjen e tij pesë anetareshë pushimet verore gjithemonë I kalon në në bregdetin shqipetar por që kësaj here ka vendosur të shkoj në Durrës për vetëm katër ditë sepse sipas tij çmimet janë shumë më të larta se vitin e kaluar.

“Duke pasur parasysh edhe çmimet e ushqimeve, derivatese dhe gjithqka tjeter e kuptoj se mund të jetë më shtrenjtë por deri në ketë masë nuk është dashur të arrinë. Në hotelin që kam qenë tri vitet e fundit çmimi ketë verë është 30% më I lartë dhe vetëm më mengjes, dhe besoj se krejt kjo do të ndikoj që shumica e kosovarëve nuk do të mund të shkojnë fare në pushime” ka thenë Gashi.

Në foto janë disa nga ofertat që kemi marrë nga hotele të ndryshme në Shqipëri.

Oferta dhe çmimi nga një hotel në jug, Vlorë

Ofertat “maratonike”

Një tjetër shqetesim për pushimet e sidomos nga kosovarët është se në shumë hotele në Shqipëri ofertat janë maratonike derisa pak gjera janë reale brenda ofertave të paraqitura.

Akomodimi në hote, parkingu, qasja në pjesët tjera e deri të Wifi janë vetëm disa nga gjërat që përfshihen në oferta e që në fakt nuk duheshin fare të thuhen sepse normalisht se një përson që akomodohet në hotel ai edhe mund të përdor parkingun ose internetin.

E habitshme kjo për pushuesit e sidomos ata nga Kosova është se përkunder kësaj që në oferat janë marrë vesh për çmime tjera kur kanë shkuar në pushim I janë prezantuar krejtsisht çmime të reja.

Një ofertë tjetër

“Më ka ndodh në Vlorë vitin e kaluar isha në pushime më të dashuren dhe në rezervimin që bëmë ishte nata për qift 130 euro, kur shkuam në hotelin e lartëcekur na thanë se çmimi është 155 euro sepse përfshihet dhe nga një pije dhe përdorimi I peshqirëve dhe më të vertët kjo më ka befasuar shumë, ka thenë Arlindi I cili pushimet dhe vikende të shumta I kalon në bregdetin shqipetar.

Albora.ch

Marketing