Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur të shtunën në Mitrovicë.

Marketing

Sipas raportit 24 orësh thuhet se viktimë e dhunimit ka qenë një vajzë e mitur.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing