Dhjetë shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi akuzohen se janë pjesë e një organizate kriminale që merrej me kultivimin dhe shitjen e marijuanës.

Sipas mediave spanjolle, grupi ishte i vendosur në Alikante dhe kishte mbjellë më shumë se 2000 bimë.

Marketing

Përveç kanabisit, janë sekuestruar edhe 4000 euro cash dhe disa materiale që lidheshin me kultivimin e lëndës narkotike.

Për kultivimin e bimës shqiptarët kishin ndërtuar një sistem të sofistikuar elektrik, me disa transformatorë që furnizonin me energji, por kishin kryer edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, duke vënë në rrezik edhe godinën ku kryenin aktivitetin por edhe godinat përreth./albora.ch/

Marketing