Të tjera detaje janë zbuluar për koncertin e Dua Lipës në Tiranë, më 28 Nëntor.

Marketing

“Emocionet janë të mëdha për spektaklin final të turneut ‘Future Nostalgia’, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri te Sheshi Skenderbej më 28 Nëntor 2022. Është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme – 110-vjetorin e Pavarësisë,” shkroi në Instagram faqja zyrtare e Sunny Hill Festival.

Pra, Tiranë, 28 Nëntor, sheshi “Skënderbej”. Pyetja e radhës: A do të jetë me bileta?

Jo. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, njoftoi në Twitter se koncerti do të jetë falas.

“Mezi po pres t’ju shoh më 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë.” – u shpreh Dua në Instagram pak ditë më parë.

Marketing