Amnesty International në një raport pas një hetimi në terren, ka thënë se forcat ruse duhet të përballen me drejtësinë për një seri krimesh lufte të kryera pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Marketing

Grupi i të drejtave ka thënë se civilët kanë përjetuar të shtëna  dhe tortura të cilat ata i kanë quajtur të pamatura.

“Këto nuk janë incidente të izoluara. Këto janë pjesë e një modeli kudo ku forcat ruse kishin kontrollin e një qyteti apo një fshati,” tha Donatella Rovera, këshilltarja e lartë e Amnesty për reagimin ndaj krizës, në një konferencë shtypi në Kiev.

Amnesty  thotë se raporti bazohet në dhjetëra intervista dhe një rishikim të gjerë të provave të lëna pas nga trupat ruse, raporton BBC.

Ndërkaq, Rusia mohon çdo përfshirje, por Ukraina thotë se qindra civilë u vranë nga rusët në Bucha, një qytet afër Kievit.

Marketing