Tensionet në këtë derbi filluan në minutat e fundit të duelit.

Marketing

Sportingu krijoi epërsi prej 2:0 në pjesën e parë. Sebastian Coates në pjesën e dytë u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Porto arriti që t’i barazonte shifrat në minutën e 78-të nëpërmjet Mehdi Taremit, e kërkonte edhe fitoren.

Pepe në fund u përfshi në një duel me Joao Palhinhan, dhe normalisht, ishte në qendër të kësaj përleshjeje që zgjati goxha shumë.

Rreth 40 persona në një pjesë të fushës, ishin të shpërndarë në “Estadio do Dragao”.

Joao Palhinha dhe Bruno Tabata u ndëshkuan me të kuq te Sportingu, ndërsa te Porto u përjashtuan Augustin Marchesin dhe Pepe.

Ndeshja u zhvillua të premten mbrëma dhe i takoi xhiros së 22-të të elitës së futbollit portugez. Porto vazhdon serinë pa humbje në 50 ndeshje rresht./albora.ch/

Marketing