Përfaqësuesja parlamentare e pakicës shqiptare, Ermina Lekaj Përlaskaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Zoran Milanoviqit se “Kosova i është vjedhur Serbisë”, duke theksuar se themelet për pavarësinë e Kosovës janë të njëjtat që çuan në pavarësinë e Kroacisë, shkruajnë mediat kroate, përcjell Albora.ch.

Marketing

Shtetësia e Kosovës nuk mund të sfidohet sepse ajo u bë e pavarur sipas të njëjtit model si Kroacia, tha të hënën deputetja e pakicës shqiptare Ermina Lekaj Përlaskaj, në reagim ndaj deklaratës së presidentit të shtetit Zoran Milanoviq se Kosova i është vjedhur Serbisë . “Republika e Kosovës u krijua në procesin e shpërbërjes së RSFJ-së, njësoj si Republika e Kroacisë”, tha Lekaj Përlaskaj, duke theksuar se sipas Kushtetutës së RSFJ-së të vitit 1974, krahina e Kosovës nuk ishte vetëm një pjesë e Serbisë “por edhe element përbërës i federatës”. Ato pushtete iu hoqën me dhunë Kosovës dhe iu hoq autonomia nën presionin e Sllobodan Millosheviqit.   

“Kosova vetëqeverisëse u degradua në njësi administrative në të cilën u zbatua një regjim policor dhe persekutim masiv i popullatës shumicë shqiptare”, theksoi përfaqësuesja e minoriteteve shqiptare, boshnjake, malazeze, maqedonase dhe sllovene. E gjithë kjo, për shkak të rrezikut të një fatkeqësie të afërt dhe shkeljes së dispozitave të së drejtës ndërkombëtare humanitare, çoi në një ndërhyrje humanitare, e cila është e njohur në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe pikërisht në zonën e Evropës Juglindore”, tha Lekaj. Përlaskaj, duke shtuar se sfidimi i shtetësisë së Kosovës do të ishte njësoj si sfidimi i saj ndaj Greqisë apo Bullgarisë moderne. “Ashtu siç Kushtetuta e RSFJ-së e vitit 1974 dhe aktet e tjera juridike dhe vendimmarrja demokratike e qytetarëve ishin baza juridike dhe faktike për pavarësinë e Republikës së Kroacisë, i njëjti model është aplikuar edhe për rastin e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka përfunduar ajo.  

Presidenti kroat Zoran Milanovic tha sot se “Krimeja nuk do të jetë më Ukrainë”, duke aluduar se bashkësia ndërkombëtare tashmë ka krijuar një precedent të tillë me Kosovën. Milanoviq tha se qëndron pas Kosovës dhe e mbështet atë, por edhe se ajo është “rrëmbyer”, pra është “përjashtuar nga Serbia” pa miratimin e saj. “Serbia nuk ishte një vend mik për ne atëherë dhe ne nuk na interesonte shumë,” tha ai. “Kjo nuk është futja në çështjet e Kosovës, por i gjithë koncepti në të cilin dikush mendon se ka të drejtë për gjithçka kur i përshtatet, dhe kur tjetri e bën atë – atëherë është krim”, tha Milanoviq.

Marketing