Tashmë kemi dëgjuar shumë emra të shqiptarëve duke prirë në suksese botërore në fusha të ndryshme të sportit dhe artit, por jo vetëm. Suksesi i tyre është i padiskutueshëm.

Marketing

Shumë kush diskuton nëse këto suksese janë depërtim individual dhe i punës kolosale të tyre, apo janë produkt i të qenurit “Jemi një!”. Afërdita Suka, është një ndër emrat e atyre “Jemi një!”. Ajo është zgjedhur këtë vit deputete e Landit të Berlinit të Gjermanisë. I gjithë suksesi i saj padyshim që është produkt i punës së saj, por që mori mbështetjen e shqiptarëve votues në Gjermani, duke dëshmuar unifikimin “Jemi një!”.

“Në momentin kur kam kandiduar , kam vërejtur që është shtuar shumë mobilizimi i shqiptarëve, jo vetëm të shkojnë të votojnë por edhe të interesohen për politikën, dhe të mbështesin një shqiptare”- thotë Suka, shkruan Albora.ch

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz të ulur dhe ambiente të jashtme
Afërdita Suka

E zgjedhur si përfaqësuese e Partisë së Gjelbër, në Landin e Berlinit, ajo tashmë nga viti 2021 përfaqëson interesat e asaj zone në parlament.Edhe gjatë përfaqësimit të saj tregohet se brenda saj është një puro shqiptare, meqë interesat që ajo mbronë janë vlerë e shqiptarisë si shembull çështjet sociale, ndjesia ndaj shtresave, përmirësimi i jetesës së atyre që kanë të ardhura më të ulëta. E lindur në Suharekë të Kosovës, si 12 vjeçare e migruar në Gjermani, ajo asnjëherë nuk u shkeputë nga dashuria për atdheun pavarësisht ngritjes së saj profesionale atje.

Mund të jetë një imazh i 1 person

“Në vitin 1992, kemi migruar me familje, shkollën fillore e kam përfunduar në Kosovë, ndërsa atë të mesmen në Gjermani, pastaj kam studiuar shkencat sociale në universitetin “Humboldt” në Berlin”- shprehet ajo, transmeton Albora.ch

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Si bashkëshorte dhe nënë e një vajze, ndër interesat e saja janë edhe ngritja e cilësisë së arsimit në Gjermani por edhe në Kosovë. Së fundmi ajo tregon se ka qenë mysafire në Kosovë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në fakultetin e Filologjisë, Departamentin e Gazetarisë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

“Pavarësisht angazhimeve e arritjeve në vendet ku jetojmë, ne kemi një vend për të cilin na rrah zemra”- flet me emocione Afërdita Suka, shkruan Albora.ch

Marketing