Deputeti austriak, Helmut Brandstatter, ka thënë se të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Marketing

Veç tyre, ai tha se Kosovën duhet ta njohë edhe Serbia.

Këto komente, ai i bëri pas një takimi që zhvilloi me deputetin e PDK-së në Parlamentin Austriak, raporton Klankosova.tv.

“Sot takova Enver Hoxhajn në Parlamentin Austriak. U pajtuam se të gjitha shtetet e BE-së dhe Serbia duhet ta njohin Republikën e Kosovës”, shkroi ai pas këtij takimi.

Tutje, ai tha se në Ballkan aktualisht nuk ka luftë, mirëpo “na duhet paqja e përhershme”.

“Tani kemi mungesë lufte, por na duhet paqja e përhershme në rajonin e Ballkanit i cili është pjesë e rëndësishme e Evropës”, deklaroi Deputeti austriak, Helmut Brandstatter. /Klankosova.tv

Marketing