Partia Social Demokrate dëshiron që Zvicra të adoptojë të njëjtin koncept siç përdoret tashmë në Francë dhe Gjermani: t’u dërgojë të gjitha familjeve të klasës së mesme dhe me të ardhura të ulëta një “çek federal” – një shumë fikse mujore prej 260 frangash për të rritur dhe 130 franga për fëmijë. Familjet më të pasura do të përjashtoheshin nga skema.

Marketing

Deputeti Samuel Bendahan vuri në dukje se rritja aktuale dhe e pritshme e kostos së jetesës për shkak të luftës dhe inflacionit po ndikon shumë njerëz, por “vendi ka mjetet për ta kaluar” këtë rënie.

Deputetë të tjerë duan që lehtësimi të vijë – të paktën përkohësisht – në formën e taksave më të ulëta, duke përfshirë uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, e cila aktualisht është në 7.7 përqind – më e ulëta në Evropë.

Megjithatë, deputeti Fabio Regazzi po kërkon kujdes përpara se të miratohet secili nga skenarët, pasi çdo projekt do t’i kushtonte qeverisë 2 miliardë franga.

“Problemi është aty, por nuk duhet të mbivlerësohet, pasi norma e inflacionit [zviceran] është ende e arsyeshme në krahasim me shtetet e tjera”, tha ai, transmeton The Local.

Marketing