Përveç pagës për seanca të Kuvendit deputetët marrin edhe mëditje të tjera.

Marketing

Një ndër to, është edhe ajo për udhëtime jashtë vendit.

Udhëtimeve zyrtare në këta 6 muaj të vitit 2022, duket se hajrin ua pa, deputeti i grupit multietnik, Enis Kervan.

Për udhëtimet në Zvicër, Francë, Turqi e ShBA, ky mori mëditje prej 3 mijë e 463 euro.

Ndërsa edhe afër 3 mijë euro të tjera, për akomodim në këto vende si dhe 240 euro për shpenzime gjatë udhëtimit zyrtar në Francë.

Edhe bashkëpartiaku i tij, Erxhan Galushi, në këta 6 muaj, vizitoi 4 shtete të ndryshme.

Në këto udhëtime zyrtare, Galushi mori mëditje mbi 1 mijë euro, si dhe shpenzoi afër 500 euro për akomodim në Holandë e Kroaci.

Mëditje për udhëtime zyrtare në Shqipëri, ShBA, Holandë e Danimarkë, mori edhe Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje.

Për këto udhëtime, Rrustemi mori mbi 2 mijë euro, ndërsa për akomodim afër 400 euro të tjera.

Mijëra euro Kuvendi i Kosovës, pagoi edhe për nënkryetaren, Saranda Bogujevci.

Këtij institucion, shtatë udhëtimet dhe akomodimi për Bugujevcin, i kushtuan afër 4 mijë e 500 euro.

Ndërsa shumë të ngjashme më këtë, Kuvendit i kushtuan edhe udhëtimet e bashkëpartiakut të saj, Haki Abazit.

Mbi 1 mijë euro mëditje, morën edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, të AAK-së, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri, si dhe Ariana Musliu – Shoshi nga PDK.

Në total, Kuvendit të Kosovës, udhëtimet, akomodimet dhe shpenzime e tjera të deputetëve jashtë vendit në 6 muajt e parë të këtij viti, i kushtuan mbi 70 mijë euro.

Marketing