Deputeti i Gjelbër Christophe Clivaz paraqiti një mocion në parlament duke kërkuar që subvencioni federal për turizmin të mos përdoret më për të tërhequr turistë nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe vende të tjera nga jashtë Evropës.

Marketing

“Është kontradiktore të promovosh turizmin e qëndrueshëm dhe në të njëjtën kohë të inkurajosh ardhjen e vizitorëve të largët me avion”, tha ai , duke argumentuar se një fluturim nga Los Angeles për në Gjenevë lëshon 3.1 ton CO₂. Një fluturim i tillë “korrespondon me më shumë se gjysmën e gjurmës mesatare vjetore të karbonit të një personi që jeton në Zvicër”, tha Clivaz, transmeton The Local.

Organi zyrtar i turizmit, Switzerland Tourism, u përgjigj se Zvicra nuk duhet të veçohet, sepse reduktimi i gjurmës së karbonit “duhet të ndodhë në shkallë globale”.

Nëse turistët nga vendet e largëta anashkalonin Zvicrën, kjo “nuk do të kishte efekt në emetimet e CO₂, por një ndikim shumë negativ ekonomik dhe social për Zvicrën”, tha organi i turizmit.

Foto: Screenshot Wikipedia

Marketing