Personi i armatosur që vrau 17 persona në shkollën e mesme “Marjory Stoneman Douglas” në Parkland të Floridas, është dënuar me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.

Marketing

Gjyqtarja e qarkut Broward, Elizabeth Scherer, e dënoi vrasësin zyrtarisht të mërkurën gjatë një seance.

Personi i armatosur u deklarua fajtor në tetor të vitit të kaluar për vrasjet e vitit 2018.

Familjarët e viktimave u shprehën të lumtur për dënimin që mori i pandehuri, shkruan BBC.

Marketing