Një shqiptar në Londër është dënuar me burg, pasi akuzohet për përndjekje ndaj një vajze të mitur.

Marketing

Bëhet me dije se shqiptari Erion Sinaj 22 vjeç, përndiqte vazhdimisht një vajzë 11-vjeçare.

Ai ishte pikasur disa herë nga nëna e vajzës jashtë banesës.

Si fillim nëna e 11-vjeçares kishte dyshuar se po planfikonte ndonjë vjedhje, por më pas kishte kuptuar se shqiptari ishte fiksuar me vajzën e mitur.

Kur u arrestua nga policia Sinaj tha se edhe vajza kishte një pëlqim për të dhe se ishte një dashuri e ndërsjelltë. 22-vjeçari për herë të parë vajzën e kishte parë në një park.  Fillimisht shqiptari u parlajmërua se nuk duhej t’i afrohej më 11 vjeçares.

Mirëpo i riu nuk e ka marrë parasyshë këtë dhe ka shkuar sërish në shtëpinë e saj dhe ka tentuar të komunikojë.

Shqiptari tashmë është arrestuar për përndjekje dhe është dënuar me 8 muaj burg si dhe i ndalohet t’i afrohet familjes apo 11 vjeçares.

Marketing