Veçanërisht në muajt e fundit, në Kosovë ka pasur një sërë ngjarjesh të cilat janë bërë publike dhe janë komentuar shumë në opinionin publik.

Marketing

I tillë ishte edhe rasti i 11 vjeçares e cila u dhunua dhe përdhunua në një park në Prishtinë dhe 5 persona janë të dyshuar për këtë vepër penale. Ata aktualisht janë në burg dhe javën e kaluar është përfolur edhe mundësia e lirimit të tyre për shkak të mungesës së provave.

Në lidhje me këtë avokati Fitim Limani, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi dënimi minimal për ta është deri në 10 vite.

Sipas tij ky dënim përfshin dhe të miturit në bazë të ligjit.

“Në bazë të akuzës ata mund të dënohen me 10 vite burg. Kjo masë mund të jepet dhe për të miturit. Ky është dënimi minimal ndërsa dënimi maksimal është 25 vit. .”- tha ai.

Gjykata e Prishtinës, Departamenti për të mitur,  ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj pesë personave të cilët, sipas Prokurorisë, dyshohet se ishin përfshirë në dhunimin e një 11-vjeçareje.

Për këtë rast më 27 gusht 2022 ishin arrestuar E.R. dhe Sh.K., si dhe 3 të mitur.

Lajmin për hedhjen e aktakuzës për KALLXO.com e kanë konfirmuar burime të sigurta brenda Gjykatës së Prishtinës.

Lidhur me këtë KALLXO.com ka kontaktuar gjyqtarin e rastit, Adnan Isufi, i cili sugjeroi që për këtë çështje t’i dërgohet pyetje Gjykatës.

“A mundeni me bo me shkrim, me i çu pyetje zëdhënëses së Gjykatës për shkak që këtu në Departamentin tonë lëndët janë të mbyllura, kështu që gjithë komunikimi duhet me u zhvillu përmes zëdhënëses”- tha gjyqtari Adnan Isufi.

Për këtë rast të akuzuar janë edhe tetë persona (grupi i dytë). Ndaj tyre Prokuroria ka ngritur aktakuzë në muajin dhjetor të vitit 2022.

Prokuroria të akuzuarin E. R. e ngarkon me veprat penale – shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, dhe – trafikimi me njerëz.

Ndërsa, të akuzuarin Sh.K. e ngarkon me veprën penale – shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit.

Prokuroria në atë kohë kishte njoftuar se njërin nga të miturit e ngarkon me veprat penale – dhunim; trafikimi me njerëz, dhe keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi.

Kurse dy të miturit e tjerë i ngarkon me veprat penale – dhunimi, dhe – keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi.

Detaje të tjera nga dosja

Në një park të kryeqytetit një vajzë 11-vjeçare përderisa ishte duke ecur ishte ndaluar e pastaj dhunuar seksualisht nga disa persona.

Kështu përshkruhet në dosjen e Prokurorisë

Ngjarja e rëndë pretendohet të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur.

Të tre personat ishin afruar tek e mitura dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, përderisa njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prekte me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës.

Dosja e organit ndjekës, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, tregon se të dyshuarit ia kishin hequr të miturës rrobat në park. Pasi e kishin zhveshur, në dosje përshkruhet se njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht.

Sipas përshkrimit të Prokurorisë, dhunimi kishte vazhduar dhe ai i cili ia mbante duart pastaj kishte filluar ta dhunojë seksualisht.

Pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, viktima në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër.

Ai e kishte futur 11-vjeçaren në veturë së bashku me tre persona të tjerë dhe e kishte dërguar në një vend ku kishte vetëm pemë dhe bari.

Aty përshkruhet se viktima ishte dhunuar sërish.

Lidhur me këtë rast deri më tani janë arrestuar vetëm dy të dyshuar përderisa të tjerët vazhdojnë të jenë në arrati.

Sipas organit ndjekës njëri nga të dyshuarit është i njohur për organet e rendit për vepra të ngjashme penale.

Marketing