FIFA e ka dënuar Serbinë për fyerjet që i janë bërë ndaj shqiptarëve në ndeshjen kundër Zvicrës në Kampionatin botëror të Futbollit.

Marketing

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar pasi FIFA e ka dënuar Serbinë.

Çeku ka thënë se shovinizmi serb nuk kalon.

Postimi i plotë:

Dënimi i dytë për Serbinë nga FIFA. Shovinizmi serb nuk kalon.

Dënimi i parë para pak javësh për banerin skandaloz me thirrje për gjenocid. Dhe sot, dënimi i dytë për fyerjet e ekipit dhe tifozëve ndaj shqiptarëve. Të dy ankesat zyrtarisht të nisura nga Federata e Futbollit e Kosovës, me mbështetje të gjerë publike e institucionale.

Urime! 🇽🇰💙

Marketing