Deni Xhepa i ka dhuruar një tjetër medalje të artë Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Bullgari.
Marketing
Skiatori shqiptar, pas triumfit në sllallomin gjigant një ditë më parë, është konfirmuar sot edhe në disiplinën e sllallomit, duke u ngjitur përsëri në majën e podiumit. Djaloshi 19-vjeçar, ka lënë pas australianin McAdam dhe bullgarin Zlatkov, duke u konfirmuar kështu si një nga talentet më premtues të garave të skive në rajon.
Ai ka shënuar 24.55 pikë në garën e sotme, duke vendosur një rekord personal në këtë disiplinë, teksa tregon garë pas gare se po përmirëson edhe më shumë rezultatet e tij.
Marketing