Prej 26 ditësh vijojnë sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur. Kremlini këtë të hënë është shprehur se nuk ka asnjë përparim të madh në bisedimet për paqe në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Marketing

Reuters raporton se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se duhet arritur përparim i madh në bisedime, para se të jetë i mundshëm takimi i presidentit rus, Vladimir Putin me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rusia ka pushtuar Ukrainën më 24 shkurt, mirëpo forcat ukrainase kanë bërë rezistencë të madhe dhe Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, me qëllim të largimit të forcave ruse nga territori ukrainas./albora.ch/

Marketing