Mediumi prestigjioz New York Times ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit amerikan Brent Renaud.

Marketing

Sipas Times, Renaud kishte punuar për vite të tëra për këtë medium, por që prej 2015 nuk punon më për ta, që i bie se në Ukrainë nuk ishte në detyrë si gazetar i New York Times.

“Jemi thellësisht të pikëlluar kur dëgjojmë për vdekjen e Brent Renaud.  Brent ishte një regjisor i talentuar që kishte kontribuar në The New York Times gjatë viteve.  Edhe pse ai kishte kontribuar në The Times në të kaluarën (më së fundi në 2015), ai nuk ishte në detyrë për The Times në Ukrainë”, ka shkruar Times në Twitter.

Sipas tyre raportimet se ai ishte në Ukrainë si gazetar i Times, qarkulluan sepse ai mbante të veshur një distinktiv të këtij mediumi, që i ishte dhuruar vite më parë./albora.ch/

Marketing