Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania.

Marketing

Teksa po shijojnë momentet e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, konkurrentët po argëtohen edhe më shumë me shoqërinë e njëri-tjetrit.

Së fundmi Deamishel ka qenë në dhomën e grimit së bashku me Luiz Ejllin, të cilit ia ka bërë personazhin e luanit në fytyrë.

Foto: Screenshot/Instagram

Derisa banorja po e pikturonte, ata nuk kanë ngurruar edhe të diskutojnë për gjëra të tjera bashkë.

Dea ia ka bërë vetëm njërën pjesë të fytyrës duke qenë se me art merret edhe jashtë shtëpisë.

Të njëjtit janë në garë për finalistin e parë të këtij formati, i cili pritet të zgjidhet sot (e shtunë).

Ata do të qëndrojnë brenda deri më 6 maj dhe garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Marketing