Një grup milionerësh iu bashkuan protestave kundër tubimit të biznesit dhe elitës politike në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Marketing

Një grup milionerësh po u kërkon qeverive që t’i tatojnë ata në mënyrë që të trajtojnë hendekun në rritje midis të pasurve dhe të varfërve. Forumi do të mbahet nga sot deri më 26 maj,

Protestuesit e pazakontë, të cilët e përshkruajnë veten si “patriotë milionerë”, u bënë thirrje liderëve botërorë që marrin pjesë në konferencën vjetore që të vendosin menjëherë taksa të reja për të pasurit, në mënyrë që të trajtohet skandali i kostos së jetesës që po ndodh në disa vende të botës, raporton Guardian-i britanik.

Organizata bamirëse Oxfam njoftoi së fundmi se pabarazia në rritje mund të shtyjë 263 milionë njerëz të tjerë në varfëri ekstreme këtë vit, gjë që do të kthente dekada të përparimit.

“Është e padëgjuar që liderët tanë politikë të dëgjojnë ata që kanë më shumë, dinë më pak për pasojat ekonomike të kësaj krize dhe shumë prej tyre paguajnë taksa jashtëzakonisht të ulëta”, theksuan “patriotët milionerë”.

Ata theksojnë se i vetmi rezultat i besueshëm i kësaj konference është taksimi i më të pasurve.

“Taksoni delegatët që marrin pjesë në Davos 2022,” thanë ata.

Protesta u organizua në momentin kur u zbulua se në Britaninë e Madhe janë rekord 177 miliarderë, me një pasuri të përbashkët prej 653 miliardë paund.

Në të njëjtën kohë, parashikohet se më shumë se 250,000 familje në Britaninë e Madhe do të bien në mjerim vitin e ardhshëm për shkak të rritjes së faturave të ushqimit dhe energjisë.

Sipas Institutit Kombëtar për Kërkime Ekonomike dhe Sociale (NIESR), kjo do të rriste numrin total të të varfërve në rreth 1.2 milionë, përveç nëse qeveria ndihmon familjet më të varfra./albora.ch

Foto: Pixabay / Ilustrim

Marketing