Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në vend.

Marketing

Sipas njoftimit të ministrisë për fat të mirë nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa rastet e reja janë dhjetë.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 222 testime, ka 10 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 15 të shëruar në 24 orët e fundit

19 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 222 testime, nga të cilët 10 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Tiranë, 4 në Vlorë, 1 në Patos.

Janë 149 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,976 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 19 Mars 2023)

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 222

Testime totale 2,045,774
Raste pozitive 333,726
Raste të shëruara 329,976
Raste Aktive 149
Humbje jete 3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 129
Berat. 7
Fier 5
Vlorë 5
Durrës. 2
Shkodër. 1

Marketing