Një grup profesorësh suedezë, të cilët fokusohen në sëmundjet infektive dhe pediatrinë, mendojnë se klasifikimi ishte i nevojshëm në fillim të pandemisë, por jo më. Ata theksojnë se tani, relativisht pak njerëz sëmuren rëndë dhe se imuniteti në shoqëri është i lartë.

Marketing

Tutje studiuesit thonë se kufizimet ekzistuese duhet të jenë proporcionale dhe të peshohen kundrejt disavantazheve.

“Masat tepër të zellshme të kontrollit të infeksionit ndikojnë në funksione të rëndësishme shoqërore dhe rrezikojnë të bëhen më të rrezikshme për shoqërinë sesa vetë epidemia e virusit, pa pasur më shumë se një efekt margjinal në përhapjen e infeksionit,” shkruajnë ata në DN Debatt.

Ata besojnë se mes tjerash, karantina për të afërmit e painfektuar dhe kufizimet në ngjarje, restorante dhe dyqane duhet të hiqet. Për më tepër, sipas tyre testimit të gjerë PCR dhe gjurmimit të infeksionit duhet t’i jepet prioritet më i ulët, pasi masat kanë më pak efekt në situatën aktuale.

Në vend të kësaj, ata duan që vaksinimi të intensifikohet dhe fokusi të jetë në ndalimin e përhapjes së infeksionit në kujdesin shëndetësor, shkruan Expressen.

“Në përgjithësi, vlera e përgjegjësisë së individit mbetet: distanca fizike, puna nga shtëpia dhe më shumë. Ne kemi nevojë për një pikëpamje realiste”shkruajnë studiuesit në DN Debatt.

Anders Björkman, Magnus Gisslén dhe Johnny Ludvigsson theksojnë rëndësinë e të paturit “një pamje realiste të COVID-19”.

“Vazhdimi i konsiderimit të COVID-19 si një sëmundje e rrezikshme shoqërore ka më shumë pasoja negative sesa pozitive në situatën aktuale”, shkruajnë profesorët në DN Debatt.

Anders Björkman është profesor i sëmundjeve infektive në Institutin Karolinska, Magnus Gisslén është profesor i sëmundjeve infektive në Akademinë Sahlgrenska dhe Johnny Ludvigsson është profesor i lartë i Pediatrisë në Universitetin Linköping. /albora.ch/

Marketing