Një tjetër produkt i njohur po bëhet më i shtrenjtë: pijet joalkoolike.

“Çmimi i PET-it [shishes] po rritet në qiell, e bashkë me të edhe ai i ujit mineral dhe pijeve joalkoolike”, sipas një raporti në 20 Minuten.
“Dhe ekziston rreziku i rritjes së mëtejshme të çmimeve”, transmeton The Local.
Për shembull, çmimet për litër ujë mineral tani janë 5 deri në 10 cent më të larta, në varësi të shitësit me pakicë.
Nga katër shitësit kryesorë që gazeta anketoi – Migros, Coop, Aldi dhe Lidl – vetëm Coop nuk e ka rritur ende çmimin e pijeve, megjithëse zëdhënësi i saj pranoi se kompania “aktualisht nuk mund të përjashtojë rregullimet e çmimeve”, për shkak të kostos më të lartë të produkteve të papërpunuara, materialeve, mungesës së materialit ambalazhues dhe rritjes së kostove të transportit dhe energjisë.
Pijet i janë bashkuar një liste në rritje të produkteve të tjera të përditshme, çmimet e të cilave janë rritur për shkak të inflacionit dhe luftës në Ukrainë.