Për shkak se çmimi i rrymës për dikë mund të jetë i lartë në Austri, kancelari Karl Nehammer, ka thënë se do të ndihmohen ata që kanë nevojë për ndihmë.

Marketing

Nehammer, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka bërë thirrje të lëshohen ngrohëset e rrymës sepse qeveria e Austrisë do t’u ndihmojë qytetarëve me para.

“Askush në Austri nuk duhet të shqetësohet se nuk mund ta ndezë ngrohjen sepse çmimet e energjisë janë shumë të larta. Ne ndihmojmë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë”, është shprehur kancelari Nehammer.

Andaj, sipas njoftimi të bërë, me nga 150 euro do të ndihmohen rastet sociale dhe të papunët, pastaj do të pezullohet tarifa fikse e energjisë elektrike dhe do t’u jepen nga 300 euro shtesë për grupet e pambrojtura.

“150€ ndihmë për rastet sociale dhe të papunët. Pezullimi i tarifës fikse të energjisë elektrike. 300€ shtesë për grupet e pambrojtura”, thuhet në njoftim.

Marketing