Bebe Rexha shkëlqeu në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘MTV EMA 2022’ në Gjermani, ku befasoi me veshjen e saj të guximshme, e mjaft të bukur njëkohësisht, krijuar nga stilistja shqiptare, Fjolla Nila.

Marketing

Këngëtarja e njohur rrëmbeu cmimin “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “I’m Good (Blue)” me David Guetta-n, e u ngjit në skenë për të performuar, duke e evidentuar edhe më shumë kombinimin e saj “bombastik”.

Pervecse dukej mjaft bukur, veshja gjithashtu mbulonte më së miri edhe vështirësitë që ka hasur me peshën. Këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar dhe atë ndërkombëtar është kritikuar shpeshherë për pershën trupore.

Por ajo zbuloi së fundi se kjo lidhet me problemin shëndetësor që ka. Artistja vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS. Marrja e mjekimeve për këtë arsye, nuk e lejon atë që të dobësohet.

“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe në Twitter. Simptomat e PCOS japin parregullsi menstruale, rritje e tepërt të flokëve, akne dhe mbipeshë.

Marketing