Padyshim se pirja e duhanit shkakton kancer të mushkërive. Por, pirja e cigareve ‘light’ (më të lehta) a ofron mbrojtje më të madhe ndaj kësaj sëmundje sesa cigaret e rregullta?
Pavarësisht se çfarë implikon termi ‘light’, këto cigare nuk janë aspak më të sigurta – dhe, sipas një rishikimi të ri nga disa shkencëtarë të Universitetit Shtetëror të Ohios, ato cigare mund të jenë arsyeja prapa rritjes së njërës nga format më të zakonshme të kancerit të mushkërive.
Nga vitet e 1950’ta e përgjatë viteve të 1970’ta, qelizat kanceroze skuamoze kishin qenë ndër format më të zakonshme te meshkujt. Por përgjatë 40 viteve, forma e kancerit të mushkërive, e quajtur adenocarcinomas nuk ishte zvogëluar – në fakt, ky lloji i dytë ishte bërë forma më e zakonshme e kancerit përgjatë viteve të 1990’ta.
Dhe shkencëtarët besojnë se e dinë arsyen prapa kësaj rritje të rasteve me kancer: ndryshimi i dizajnit dhe krijimi i cigareve ‘light’ dhe ‘ultralight’.
Koncepti se konsumimi më i vogël i katranit do të thoshte rrezik më të ulët fillimisht ishte krijuar në vitet e 1950’ta, prandaj kompanitë e cigareve kishin filluar të zbulojnë mënyra për ta zvogëluar konsumimin e katranit apo akumulimin e tij në mushkëri. Këtë e kishin bërë duke shtuar filtra dhe gjëra tjera.
Përderisa filtrat kishin ndikuar në akumulimin e katranit, ndryshimet e bëra në cigare i kishin bërë ato më toksike.
Kjo për shkak se cigaret e filtruara digjen më ngadalë, dhe kjo shkakton formimin e më shumë komponentëve toksike.
Veç kësaj, cigaret e filtruara kanë ndikuar edhe në mënyrën si njerëzit e pinë cigaren.
Cigaret e lehta, njerëzit i thithin më shumë dhe e mbajnë tymin më gjatë në gojë – e të gjitha këto ndikojnë në rritjen e sasisë së toksinave./albora.ch/