Tashmë dihet se Armando Broja është një nga sulmuesit më të talentuar të momentit në futbollin evropian.

Marketing

I huazuar nga Chelsea te Southampton, Broja ka dëshmuar se talenti i tij është i padiskutueshëm.

Southampton është i vendosur të blejë përfundimisht kartonin e bomberit shqiptar, të cilin Chelsea e ka vlerësuar për 25 milion paund. “The Saints” janë të gatshëm të shpenzojnë këtë shumë për Brojën edhe pse kjo do ta bënte blerjen e tyre më të madhe të historisë së klubit.

Armando deri më tani ka shënuar për “The Saints” 8 gola, por edhe performanca e tij gjatë minutave në fushë detyron stadiumin të ngrihet në këmbë për të. Kështu që ai nuk është vetëm një shënues, por edhe një talent i lindur.

Performanca e tij ka bërë Chelsean të rishikojë vlerën e kartonit të tij. Ofertat e shumta të ardhura drejt klubit të Chelsea, me ekipe si Arsenal dhe Neëcastle e deri te Bayern Munich dhe Dortmund./albora.ch/

Marketing