Kënga “Duje” e Albina Kelmendit dhe familjes së saj do të jetë përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovision 2023” që do të mbahet në Liverpool të Mbretërinë e Bashkuar.

Marketing

Ajo u shpërblye me çmimin e dytë nga juria profesionale, por votimi i publikut ishte ai që përzgjidhte këngën përfaqësuese të shteti për në festivalit evropian.
Kompozimi i artistit Enis Mullaj është mirëpritur nga publiku dhe ka marrë komente të shumta në rrjetet sociale.

Por vëmendje të madhe ka marrë edhe teksti i këngës, i cili i është besuar tekstshkrueses Eriona Rushiti.
Domethënia e këngës bazohet mbi parimet familjare, ku një çift shkon drejt divorcit, pa menduar dhembshurinë e fëmijëve të tyre.
Ky është teksti i këngës “Duje”:
Diçka mrena,
frymen ma nal
S’ di çka bohet, bohet
Po du me nal
(Çka o ka bohet)
Krejt tuj pas,
E krejt tuj pas,
S’po muj me u knaq
Jan tu u nda,
Veç për nji fjalë,
Janë tu u nda,
dashnin’ kanë vra
Janë tu u nda,
E kane harru
se kan nji shpi
Sofër me fmi…
Duje, si dikur ti duje,
At dashni ti ruje,
Si jeten, ti ruje
Mos e gjuj me gurë,
Si dikur ti duje,
At dashni ti ruje,
Si jetën ti duje
Jan tu u nda,
Veç për nji fjalë,
Janë tu u nda,
dashnin’ kanë vra
Janë tu u nda,E kanë harruse kanë nji shpi
Sofër me fmi
Ti duje, si dikur ti duje,
At dashni ti ruje,
Si jetën, ti duje
Mos e gjuj me gurë,
Si dikur ti duje,
At dashni ti ruje,
Sa jetën ti duje
(Duje, duje)
Jan tu u nda,
(Duje, duje)
Veç për nji fjalë,
Janë tu u nda,dashnin’ kanë vra
(Duje,duje)
Janë tu u nda,
(Duje, duje)
E kanë harru se kanë nji shpi
Sofër me fmi (Duje, duje).

Marketing