Sigurimi bazë shëndetësor i Zvicrës është ndër më të shtrenjtët në botë, por ka disa shërbime për të cilat nuk paguhet.

Këtu janë disa nga përfitimet që skema nuk do të mbulojë plotësisht, shkruan thelocal.ch.

Trajtimet eksperimentale

Marketing

Çdo trajtim eksperimental ose medikament – domethënë ato që nuk miratohen nga agjencia rregullatore Swissmedic ose Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) nuk do të mbulohen.

Përkujdesja  dentare

Në shumicën e rasteve, shërbime të tilla si pastrimi i dhëmbëve, mbushjet dentare, kanalet e rrënjëve, nxjerrja e dhëmbëve dhe mbajtëset ortodontike, nuk përfshihen në sigurimin bazë.

Syze dhe lente kontakti

Sigurimi i detyrueshëm shëndetësor do të kontribuojë deri në 180 franga në vit për syzet dhe lentet e kontaktit të përshkruara nga një okulist për fëmijët deri në moshën 18 vjeç.

Ambulanca

Automjetet e urgjencës që ju transportojnë në spital mund të jenë mjaft të shtrenjta – në varësi të kantonit, kostot mund të variojnë nga 900 deri në 2000 franga për udhëtim.

Dhoma e spitalit privat

Ndërsa kostoja e shtrimit tuaj në spital do të mbulohet plotësisht, sigurimi bazë nuk paguan për një dhomë private.Ju do të akomodoheni në një dhomë me pacientë të tjerë.

Vaksina

Imunizimet e përshkruara nga FOPH do të paguhen nga sigurimet, ashtu si edhe vaksina kundër Covid. Megjithatë, nuk mbulohen vaksinat e lidhura me udhëtimin ose masat parandaluese, të tilla si kundër etheve të verdha ose malaries.

Mjekimi jashtë vendit

Jashtë Zvicrës, mbulohet vetëm kujdesi urgjent, ​​dyfishi i shumës që do të kushtonte i njëjti trajtim në Zvicër./albora.ch/

Marketing