Meqenëse sezoni i të shkuarit në natyrë ka filluar, ju i dini shumë mirë këto gjëra. Gjithçka që ju nevojitet është andol ose aspirinë dhe është mirë t’i keni me vete gjatë ecjes në natyrë.

Marketing

Nëse ju ka pickuar bleta, anza, grerëza, apo ndonjë insekt tjetër, menjëherë njomni pak tabletën dhe vendoseni në vendin e pickimit. Prisni pak dhe kaq. Nuk duhet të ketë dhimbje ose ënjtje ose kruajtje ose intensiteti i tyre do të jetë shumë më i vogël. Nëse keni ndonjë gjë, hiqni thumbin përpara se të vendosni tabletën.

Përveç andolit dhe aspirinës, ndihmon edhe soda e bukës.

Nëse jeni alergjik ndaj pickimeve të bletës ose grerëzave, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Simptomat e një alergjie të tillë shfaqen 10 deri në 30 minuta pas pickimit dhe duken kështu:

  • probleme me frymëmarrjen ose gëlltitjen
  • ënjtje të gjuhës ose buzëve
  • ënjtje që përhapet larg vendit të pickimit
  • skuqje në të gjithë trupin, ndjesi dobësie ose marramendje

Simptomat e infeksionit nga pickimi i insekteve:

  • skuqje më e madhe se madhësia e dorës
  • rrjedhje e qelbit nga vendi i pickimit
  • flluska
  • ethe

Është e rëndësishme të dini se ndonjëherë infeksioni shfaqet pas një ose dy ditësh. Sigurohuni që të vizitoni një mjek, shkruan doctorsecrets.com.

Foto: Pixabay

Marketing