Drejtori i Festivalit të Filmit në Venecia, Alberto Barbera, e përshkroi aktoren Catherine Deneuve si “diva e përjetshme, një ikonë e vërtetë e ekranit të filmit, ndër interpretuesit më të mëdhenj në historinë e kinemasë”.

Marketing

Legjenda e filmit francez Catherine Deneuve do të marrë çmimin prestigjioz në Festivalin e 79-të të Filmit në Venecia, thanë organizatorët.

Ylli francez do të shpërblehet me Luanin e Artë për arritje të jetës në festivalin më të vjetër të filmit në botë, i cili do të mbahet nga 31 gushti deri më 10 shtator, raporton AFP.

“Është një gëzim të marr këtë çmim prestigjioz në Festivalin e Filmit në Venecia, të cilin e njoh dhe e dua prej kohësh, që kur filmi Belle de jour i Luis Bunuel fitoi Luanin e Artë”, tha aktorja 78-vjeçare.

Fitues i çmimeve të shumta

Pas vendimit për t’i dhënë një çmim aktores qëndron drejtori i festivalit Alberto Barbera. Ai e përshkroi Deneuve si “diva e përjetshme, një ikonë e vërtetë e ekranit të filmit… ndër interpretuesit më të mëdhenj në historinë e kinemasë”.

Catherine Deneuve ne vitn 1969

Deneuve ka fituar çmime të shumta, duke përfshirë dy të vlerësuara franceze Caesars për Aktoren më të Mirë – në 1981 për Le Dernier Metro , dhe në 1993 për Indochine  , i cili gjithashtu fitoi një Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.

Ajo fitoi Palmën e Artë nderi në Kanë në 2005, si dhe Ariun e Argjendtë në Festivalin e Filmit në Berlin 2002 për kontributin më të mirë artistik në filmin Huit Femmes të  Francois Ozon/Aljazeera Balkans.

Marketing