Kosova e ka nënshkruar të martën traktatin për t’ia dhënë Danimarkës me qira 300 qeli në burgun e Gjilanit. Nga Danimarka dhe mediat në Europë janë publikuar më shumë detaje për përmbajtjen e marrëveshjes.

Marketing

Këtë marrëveshje e lavdëroi sot në Komisionin parlamentar për Integrime Europiane, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Një marrëveshje e tillë e fuqizon bashkëpunimin dhe po ashtu kemi marrë zotimet nga Danimarka që do të na ndihmojnë në secilën pengesë apo barrikadë që ne e kemi si shtet në anëtarësime në mekanizma të ndryshëm, qoftë në çështjen e liberalizimit të vizave”, duke theksuar se “fjalën e fundit e ka Kuvendi”.

Homologu i saj danez, Nick Haekkerup po ashtu e përshkroi marrëveshjen si shumë të favorshme për vendin e tij.

Sipas Haekkerup, marrëveshja siguron që kriminelët e deportuar nga Danimarka të mbahen në Kosovë në kushte burgje që plotësojnë standardet daneze. Sipas ministrit danez të Drejtësisë, burgu në Gjilan është shumë i përshtatshëm për këtë qëllim.

Gazeta austriake Der Standard shkruan se marrëveshja përmban një pasazh sipas të cilit të dënuarit, të cilët vijnë ekskluzivisht nga vendet jashtë BE-së, duhet të deportohen drejtpërdrejt nga Kosova në vendet e tyre të origjinës pasi ta kenë vuajtur dënimin.

Marrëveshja ende duhet të ratifikohet nga parlamentet e Danimarkës dhe të Kosovës. Megjithatë, Haekkerup i tha agjencisë daneze të lajmeve Ritzau se ka besim se të dy parlamentet do ta miratojnë.

Nga kjo marrëveshje ndërkombëtare Kosova për 10 vjet pritet të përiftojë 60 milionë euro investime në energji të ripërtritshme dhe 150 milionë euro për nevojat tjera të Kosovës.

Marketing