Aksioni i Krimeve Ekonomike dhe Inspektoratit të Tregtisë, pas rritjes enorme të çmimi të vajit dhe të produkteve të tjera bazë rezultoi me mbylljen e disa depove të supermarketeve që dyshohet se manipuluan me çmimin e vajit.

Marketing

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që të nisë hetimet derisa ka theksuar se kjo tendencë për keqpërdorim të situatës e dëmton jashtëzakonisht xhepin e qytetarëve dhe duhet të marrë fund sa më parë.

Ajo ka paralajmëruar se ata që kurdisin rritjen e çmimeve mund të dënohen me burgim deri 5 vite.

Gjatë ditës së djeshme,  çmimi i vajit ka arritur në 3.5 euro për litër, ndërkohë që një komplet me vezë (30 copë) është shitur për gati 5 euro. Shtrenjtim ka pasur edhe në produkte të tjera./albora.ch/

Marketing