Ish-reprezentuesi i kombëtares së Kosovës dhe një kohë i asaj të Zvicrës, Albert Bunjaku, ka dhënë komentet e tij para miqësores Zvicër – Kosovë.

Marketing

Sulmuesi me karrierë të bujshme, Bunjaku ka thënë se kjo ndeshje do të jetë festë e madhe, duke mos fshehur edhe emocionet e tij për dy vendet. Ish-lojtari i Bundesliga ka thënë se ndjehet edhe kosovar edhe zviceran, duke mos harruar përkushtimin që kishte për dy kombëtaret.

“Zemra ime rrah për të dy kombet – unë kurrë nuk do të harroj gjithë përkushtimin për të dy vendet. Ndihem edhe zviceran edhe kosovar”, ka thënë Bunjaku, i lindur në Gjilan, transmeton albora.ch.

“Kjo ndeshje do të jetë mes miqve, një festë e madhe. Atmosfera do të jetë e shkëlqyer sigurisht, dhe kështu edhe ndeshja. Barazimi do të ishte i mirë. Shpresoj për një 4:4”, shtoi ish-sulmuesi i Kosovës.

Bunjaku ka bërë të ditur se do ta shoh ndeshjen përmes televizorit, pasi nuk mund të jetë prezent në stadium./albora.ch/

Marketing