Këngëtarja me famë botërore, Britney Spears u zotua të padisë ish-kompaninë e saj të menaxhimit të biznesit, duke thënë se u përpoqën ta vrisnin.

Marketing

Në një postim në rrjete sociale, ajo u vu kundër kreut të grupit të TriStar, Lou Taylor dhe ish-menaxheres së saj Robin Greenhill.

Britney Spears pretendoi se babai i saj, Jamie Spears, i adhuronte si themeluesen e Tri Star ashtu dhe bashkëpunëtoren e saj, Robin Greenhill.

“Unë mendoj se ata po përpiqeshin të më vrisnin … Unë ende sot e kësaj dite besoj se kjo është pikërisht ajo që ata po përpiqeshin të bënin.”, ka shkruar këngëtarja.

Babai i saj punësoi Tri Star për menaxhimin e pasurisë së këngëtares menjëherë sapo nënshkroi marrëveshjen për kujdestarinë në vitin 2008.

Kompania punoi me këngëtaren për më shumë se një dekadë përpara se të tërhiqej në vitin 2020. Gjykata i dha fund kujdestarisë në nëntor 2021 pasi Britney pas akuzoi babain për abuzim.

“Askush tjetër nuk do të kishte jetuar atë që më bënë mua.”, tha më tej këngëtarja.

Avokati i Taylor, Charles Harder, tha në një deklaratë për Page Six se pretendimet e Britney në Instagram ishin “tërësisht të rreme, si dhe shumë fyese, të dëmshme dhe të papranueshme”./albora.ch/

Marketing