Kompania National Grid ka paralajmëruar se familjet britanike mund të humbasin energjinë deri në tri orë në ditë gjatë këtij dimri, nëse furnizimet me gaz janë të ulëta.

Marketing

Kjo kompan shtoi se ndërprerjet e furnizimit ishin një mundësi nëse kriza e energjisë përshkallëzohej.

Shkurtimet ndoshta do të ndodhin në oraret e pikut dhe klientët do të paralajmëroheshin paraprakisht, raporton BBC.

Konsumatorët do të paralajmëroheshin të paktën një ditë më parë për ndërprerjet e energjisë elektrike, të cilat do të ndodhin në momente kërkesash të larta, ndoshta në mëngjes, ose më shumë gjasa midis orës 16:00 dhe 21:00.

Orari i reduktimeve mund të ndërrohet në mënyrë që të mos preken të gjitha zonat e vendit në të njëjtën kohë.

Marketing