50 të burgosur do të transferohen nga burgjet britanike në ato shqiptare si pjesë e marrëveshjes së re. Daily Mail raporton se personat në fjalë kanë dalë vullnetarë për t’u larguar nga shteti britanik. Dhjetë personat e parë pritet të deportohen me avion çarter gjatë javëve të para të janarit, raporton Daily Mail.

Marketing

Të gjithë të burgosurit që do të depërtohen do të vuajnë dënimin e plotë të vendosur nga gjyqtarët e Mbretërisë së Bashkuar. Tabloidi britanik citon një burim pranë ministrisë së Drejtësisë shqiptare, i cili shprehet se kanë arritur një pakt për të kryer transferimet e para në burgje.

“Ne kemi kapacitete të kufizuara në burgjet tona. Por për të treguar se jemi gati të përmbushim detyrimet tona ndaj Britanisë së Madhe, ne kemi rënë dakord të presim 50 shqiptarë që kanë shprehur gatishmërinë për t’u kthyer”, shtoi burimi.

Megjithëse grupi i parë i të dënuarve kanë rënë dakord të kthehen në atdhe, marrëveshja Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar thekson se të burgosurit mund të transferohen në të ardhmen pa pëlqimin e tyre.

Marketing