Britania e Madhe ka njoftuar miratimin e një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë që synon njerëzit e përfshirë në “trajtimin barbar të fëmijëve në Ukrainë”, sipas BBC.

Marketing

Personat e sanksionuar përfshijnë komisioneren e Moskës për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për birësimin e detyruar të 2,000 fëmijëve ukrainas. Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse dhe një aleat prej kohësh i Putinit dhe mbështetës i zëshëm i luftës në Ukrainë, gjithashtu është sanksionuar.

Ne synojmë mbështetësit dhe autorët e luftës së Presidentit rus Vladimir Putinit, të cilët kanë shkaktuar vuajtje të mëdha në Ukrainë, duke përfshirë transferimin e detyruar dhe birësimin e fëmijëve.

Ne nuk do të lodhemi duke mbrojtur lirinë dhe demokracinë dhe të vazhdojmë presionin ndaj Putinit, derisa Ukraina të ketë sukses”, tha sekretarja e jashtme e Britanisë, Liz Truss.

Marketing