I riu nga Brazili, është një në një milion djem që lindin me dy penisë.

Marketing

Mjekët në Sao Paulo thanë se deri më tani vetëm 100 burra me këtë gjendje, të quajtur diphallia, janë raportuar në literaturën mjekësore.

Pacienti i paidentifikuar ishte dy vjeçar në kohën kur ai u operua për arsye që nuk u shpjeguan.

Duke parë se penisi i majtë ishte më i madh, ekipi i mjekëve fillimisht kishte planifikuar ta shpëtonte këtë dhe të hiqte qafe atë më të vogël, pra të djathtin.

Të dy penisët, edhe pse ndryshonin në madhësi, ishin të ngjashëm për nga pamje dhe të dy funksiononin.

Nëna e tij kishte bërë të ditur se dy penisët e djalit kishin aftësinë për të ereksionuar, shkruan The Sun.

Por, ekzaminimet treguan se secili penis kishte vetëm një nga dy trupat kavernoza, kolona sfungjerësh të indeve që mbushen me gjak dhe shkaktojnë ngurtësimin e penisit.

Mjekët zbuluan se djali mund të urinonte vetëm nga penisi më i vogël, e kjo gjë u konfirmua edhe nga nëna e tij, prandaj u mor një vendim për “funksionalitetin dhe jo për madhësinë”, që do të thotë se penisi më i madh duhej të hiqej.

Kirurgët hoqën plotësisht penisin e majtë. Ende nuk është e qartë se sa mirë djali do të jetë në gjendje të arrijë ereksione në të ardhmen.

Ekspertët kanë bërë të diture se në raste të tilla, kur një foshnje lind me dy penisë, konsiderohet e përshtatshme të hiqet një nga ta dhe të korrigjohen çdo anomali në pjesën e brendshme.

Marketing