Marketing

Prej kur Rusia pushtoi Ukrainën, bota është përballur me rritje të çmimeve të ushqimit dhe energjisë, shkruan BBC

Një institut amerikan, Qendra për Zhvillimin Global ka paralajmëruar se 40 milionë njerëz mund të vuajnë nga uria. Instituti nxjerr në pah se sa i rëndësishëm është rajoni ish-sovjetik për tregtinë bujqësore. Rusia dhe Ukraina përbëjnë 29% të grurit në botë. Rusia dhe Bjellorusia përbëjnë një të gjashtën e plehrave në botë.

Ndikimi do të ndihet gjerësisht, sipas ekspertëve, por do të godasë vendet më të varfra.

Ekspertët e CGD rekomandojnë që prodhuesit e grurit, përfshirë G20  duhet t’i mbajnë tregjet e tyre të hapura ndërsa qeveritë dhe agjencitë ndërkombëtare duhet të veprojnë shpejt dhe bujarisht për të mbështetur nevojat humanitare./albora.ch/

Marketing