Përfaqësuesi i Lartë për politikë të jashtme e siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, ka folur edhe për dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për aneksin e implementimit të Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Marketing

Në një konferencë për media Borrell ka thënë se kjo marrëveshje është arritje e madhe.

“Kam njoftuar ministrat për marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Është arritje e madhe në procesin e normalizimit mes tyre. Krijon një status-quo të re në dialog. Më nuk do të jemi në gjendje krize, por në implementim të marrëveshjeve të arritura më 27 shkurt. Këto marrëveshje hyn në fuqi me deklaratën që e lëshova. Nuk ishte nënshkrim për shkaqe ligjore, por dyja palët u pajtuan se deklarata ime është përkushtim nga ana e tyre për të plotësuar tërësisht obligimet që dalin nga kjo marrëveshje e aneksi i implementimit. Ne do të përcjellim implementimin e marrëveshjeve”, ka deklaruar Borrell.

Më tej, Borrell ka thënë se urgjente është çështjae themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Gjërat më urgjente fillimisht, disa janë shumë urgjente. E thash shumë qartë në aneks, thuhet se Kosova është e përkushtuar që menjëherë të krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka shtuar ai.

Marketing