Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka marrë edhe mbështetjen e moderatores Bora Zemani, pasi rrëfu se po luftonte me bullizmin në rrjetet sociale, pas dështimit të lidhjes me aktorin Donald Veshaj brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Teksa moderonte puntatën e sotme në “Përputhen”, Bora dëgjoi historinë e konkurentit, Neritanit, që tregonte se të gjithë e ofendonin për peshën.

Marketing

Moderatorja tha se është e lehtë t’i thuash dikujt ‘mos e merr për bazë’, pasi ka të bëjë me komentimin nga njerëz të cilëve ti u jep diçka nga vetja, dhe kjo nuk është shumë e lehtë. Bora kërkon që në programe televizive dhe reality të jepen mesazhe për të stopuar komentet e njerëzve në rrjetet sociale.

“Këtu nuk ka të bëjë nëse e merr apo jo diçka për bazë. Por ka të bëjë me komentimin e të tjerëve të cilëve ti u jep diçka nga vetja, tregon vlerat e tua por komentohesh për pamjen fizike. Ne që jemi pjesë e ekranit të drejtën për të na bullizuar mund ta ketë kushdo përtej një telefoni. Është ok të thuash “Mos i konsidero”, por gjithsesi ato ndikojnë në gjendjen tënde. Janë vërtetë probleme që hasen çdo ditë në shoqërinë tonë edhe duke u trajtuar në programe televizive dhe reality jepen mesazhe për të stopuar komentet e njerëzve në rrjetet sociale dhe jetën e përditshme për të gjithë ata që ndihen në trysni nga këto komente që bëhen nga kushdo që nuk i takon të komentojë”- deklaroi Bora.

Bora Zemani ishte në zemrën e të gjithë shqiptarëve në momentin që ish-i dashuri i saj Donald Veshaj krijoi lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj brenda BBV. Trixa u sha, u ofendua, u mallkua nga i gjithë rrjeti, gjë që vazhdon ta vuajë edhe sot. Përmes një videoje, pak ditë më parë, këngëtarja tregonte se përndjekja në rrjetet sociale nuk kishte fund. Në mbështetje të saj reaguan shumë personazhë publikë.

Marketing