Gjatë kësaj javë në krye të mediave rozë ishin dy rep-artistët shqiptar, Rigels Rajku i njohur si Noizy dhe Kleviol Ahmeti i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano”.

Marketing

Të hënën para lokalit të reperit Noizy ndodhi rrahja në mes reperave, ndërsa të martën ishte arrestuar nga Policia e Shtetit të Shqipërisë “Cllevio”, teksa të mërkurën në orët e para të mëngjesit bizneseve të Noizy’t i është vënë tritol. Nga shpërthimi fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar disa rep-artista, teksa edhe boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj ka thënë se shpërthimin nuk e ka bërë Cllevio, por vetë Noizy.

Sipas tij, ky i fundit e ka bërë vet për të fituar dyfish më shumë para nga sigurimi dhe se ta lë në burg më gjatë Cllevion.

Marketing